NANOALB- PROGRAMI/RRJETI I STUDENTËVE TË DOKTORATURËS

Programi NanoAlb i Studentëve të Doktoraturës përfaqëson një grup/forum që bashkon studentë doktorantë të fushave të studimit të lidhura me Nanoshkencën dhe Nanoteknologjinë, dhe një rrjet kërkuesish shkencorë, drejtuesish apo mentorësh, profesionistësh nga industria apo sektorët e tjerë të prodhimit, si dhe figura intelektuale frymëzuese e motivuese

1.Misioni

Programi NanoAlb i Studentëve të Doktoraturës përfaqëson një grup/forum që bashkon studentë doktorantë të fushave të studimit të lidhura me Nanoshkencën dhe Nanoteknologjinë, dhe një rrjet kërkuesish shkencorë, drejtuesish apo mentorësh, profesionistësh nga industria apo sektorët e tjerë të prodhimit, si dhe figura intelektuale frymëzuese e motivuese

2.Kujt i drejtohet

Ky është një program për studentët dhe ish-studentët e doktoraturës që punojnë nën drejtimin e anëtareve të grupeve të ndryshëm kërkimorë brenda njësisë së NANOALB-it, dhe jo vetëm, të cilët përfaqësojnë dhe ndajnë interesa të përbashkëta me drejtimet e kërkimit në fushën e nanoteknologjisë dhe nanoshkencës. Programi do të jetë i hapur edhe për studentë doktorantë apo kërkues/hulumtues që vijnë nga institute dhe universitete jashtë vendit, të cilët kanë dëshirë të kontribuojnë dhe bashkëpunojnë me kërkuesit e rinj dhe studiuesit e njësisë NANOALB.

3. Qëllimi

Ky program synon të ofrojë mundësi të reja mbështetje për kërkuesit e rinj të cilët punojnë në fusha të ndryshme të lidhura me nanoshkencën dhe nanoteknologjinë, duke:

  • Mbështetur studentët e doktoratës në zhvillimin profesional të ekselencës, krahas mbështetjes që këta studentë doktorantë marrin pranë universiteteve pranë të cilëve janë atashuar.
  • Ndihmuar kërkuesit e rinj të ndërtojnë të ardhmen e tyre duke krijuar burime dhe programe që adresojnë nevojat e tyre për trajnim dhe zhvillim karriere;
  • Forcuar bashkëpunimin (netëork) ndërmjet studentëve doktorantë brendadhe jashtë NanoAlb dhe të promovojë ndenjën e komunitetit dhe bashkëpunimit;
  • Dhënë zë opinioneve, nevojave dhe problemeve të studentëve, pranë institucioneve të arsimit dhe politikëbërësve;
  • Krijuar mundësi për përfshirjen e kërkuesve të rinj për të kontribuar në projektet kombëtare përmes lobimit pranë donatorëve, industrisë dhe institucioneve kërkimore.

4. Menyra e organizimit

Për të realizuar qëllimin e tij, Programi NanoAlb i studentëve doktorantë, do të ketë një grup drejtues i përbërë nga 1 koordinator dhe 3 ndihmës-koordinatorë, me përfaqësi nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Krahas grupit drejtues do të ketë edhe tri nëngrupe, të cilët do të mbulojnë aspekte të ndryshme si:

N/Grupi i komunikimit, veprimtaria e të cilit do të lidhet me shkrimin dhe komunikimin shkencor përmes platformës së NanoAlb apo platformave sociale te dedikuara (NanoAlb webpage, Linkedin, FB, Twitter, Messenger), për ti bërë lajmet shkencore të mbritëshme te të gjithë kërkuesit e rinj të interesuar (anëtarë ose jo të NanoAlb). Rrjetet sociale janë një burim shumë i mirë, jo vetëm për përhapjen e informacionit por edhe për shtimin e radhëve me anëtarë të rinj.

N/Grupi i promovimit dhe marrëdhënieve me publikun (outreach). Ky grup do realizojë promovimin e punës së kërkuesve të rinj në shoqëri dhe përfshirjen e tyre në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare. Ky promovim do të shërbejë për të ndërgjegjësuar shoqërinë për nevojën dhe rëndësinë e kërkimit shkencor dhe tërheqjen e fondeve për kërkim dhe zhvillim. Pjesë e punës së këtij grupi do të jetë edhe motivimi i studentëve për tu marrë me kërkim shkencor dhe tërheqja e prurjeve të reja, të cilat në të ardhmen do të përfaqësojnë gjeneratën e kërkuesve të rinj.

N/Grupi i karrierës, i cili synon të promovojë bashkëpunimin ndërmjet kërkuesve të rinj dhe profesionistëve shkencorë jo-akademikë me qëllim orientimin e studentëve drejt karrierës. Për të realizuar qëllimin e tij ky grup do të organizojë veprimtari të ndryshme trajnimi për zhvillim karriere, mbledhje periodike, rekrutim ligjëruesish (lektorësh), organizojë workshop-e, webinars, mentorojë karrierën (career coaching).

5. Kush mund të marrë pjesë?

Ky program është i hapur për të gjithë studentët që aktualisht janë regjistruar dhe janë në procesin e realizimit të tezës së doktoraturës dhe që udhëhiqen nga anëtarët e grupeve kërkimore të NanoAlb. Gjithashtu, programi është i hapur edhe për studentët apo ish-studentët doktorantë të huaj apo shqiptarë që studiojnë jashtë vendit, në fushën e nanoteknologjisë dhe nanoshkencës, apo në fusha të përafërta me to, të cilët duan të ndajnë eksperiencën e tyre si dhe të kontribuojnë në projekte kërkimore të përbashkëta.

6. Produkte të Programit

NanoAlb PhD Program Newsletter (2 herë në vit, online) publikon të rejat shkencore, veprimtaritë, anëtarët, historitë e suksesit, thirrjet për aplikime. NanoAlb webpage Platforma Linkedin Prodhime promovimi PodCast

7. Struktura Organizative

Grupi Drejtues

Koordinator:
  1. Prof.Dr. Valbona Aliko, Universiteti Tiranës, Fakulteti Shkencave Natyrës
Bashkë-koordinatorë:
  1. Dr. Ledia Vasjari, Universiteti Tiranës, Fakulteti Shkencave Natyrës
  2. Dr. Arianit Reka, Universiteti Tetovës, Maqedonia e Veriut
  3. Dr. Liridon Berisha Universiteti Prishtinës, Kosovë
Përgjegjës nën/Grupeve
  1. Dr. Granit Jashari, Universiteti. UPCE, CZ
  2. PhD Isidora Gjata (UNIBA, Itali)
  3. PhD Rinalda Proko (Universiteti Arkansas, USA)
  4. PhD Ridjola Lika (FSHN, UT)